KED ka kualifikuar Sonila Bejten, për të qenë anëtare në Gjykatën Kushtetuese.
Bejtja do të zërë vakancën e shpallur nga presidenti Ilir Meta, pas largimit të Besnik Muçit, si pasojë e Vettingut. Sonila Bejtja, bashkëshortja e gazetarit Andi Bejtja, është një prej kandidateve që ka marrë vendim pozitiv.
KED më datë 6 ka marrë vendimin të ndalojë kandidimin e 4 kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Ato janë: Sergjio Mazreku, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
Sinan Tafaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
Shaqir Hasanaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
Zhaklina Peto, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
Nga 10 kandidate, deri tani kemi vetëm 2 të kualifikuar, të cilët janë Sokol Binaj dhe Sonila Bejtja.
Top Channel