Shumë pak e dëgjuan, por Tea e thotë gjatë debatit me Shqipen: Sa do të doja të puthja Andin në buzë për…

09/10/2020 20:34

Puntatën e djeshme në “PërPuthen”, u përfshinë në një debat Tea dhe Shqipja.

Një debat ky ku nuk munguan fyerjet e tonet e larta. Takimet e Andit dhe Teas, u cilësuan si një “lojë” nga Shqipja, e kjo ishte arsyeja kryesore e debatit të tyre. Gjithashtu, Teas i bëri përshtypje edhe një deklaratë e Andit, i cili tha se është në mes të të dyja vajzave, duke mos zgjedhur një në veçanti. Në këtë moment, teksa Shqipja po argumentonte se përse sipas saj takimet mes Andit dhe Teas janë një “lojë”, Tea dëgjohet duke thënë me zë të ulët “Sa do të doja ta puthja në buzë Andin për inat të Shqipes”.

Ky fragment nuk u dëgjua në studio nga konkurrentet e tjerë, por nuk i shpëtoi syrit dhe dëgjimit të publikut, të cilët e shprehën këtë episod në rrjete sociale.

Për të dëgjuar momentin, ju ftojmë të ndiqni minutën e 27:14.

 

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA