Rikthehet makthi/ Italia regjistron 4500 raste për 24 orë

09/10/2020 01:07

Italia ka regjistruar 4,458 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, hera e parë kjo që prej mesit të muajit prill që vendi raporton mbi 4,000 raste të reja për një ditë.

22 vdekje të reja prej Covid-19 u shënuan në vendin e dytë për nga numri total i viktimave të koronavirusit në kontinentin europian. Ku bilanci kapërcen 36.000.

Falë njërit prej izolimeve më të rrepta në botë, qeveria italiane arriti ta kontrollojë pandeminë gjatë muajve të verës, por tani numri i infektimeve të reja po rritet me shpejtësi. Për çdo rast, ajo ende ka numër më të vogël të sesa Franca, Spanja apo Britania.

Hera e fundit kur Italia ka regjistruar më shumë se 4,000 raste në ditë ka qenë në 12 prill. Në të njëjtën ditë, në Itali ishin raportuar 431 vdekje nga koronavirusi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA