“Problemi më i madh i shqiptarëve është Ilir Meta”, Rama: Ftoj mësues, fermerë apo artistë që të kandidojnë

09/10/2020 18:55

Kryeministri Edi Rama ka treguar shumë pak në lidhje me mënyrën se si do të përzgjidhen kandidatët për deputetë në Partinë Socialiste.

Ai u ka bërë një ftesë publike të gjithë qytetarëve që nga mësuesit, fermerët e deri tek fermerët. Rama gjatë fjalës së tij ka theksuar se problemi më i madh i shqiptarëve është Ilir Meta dhe LSI.

“Mos u shqetësoni për kabinetin tonë qeveritar. Do të marrim vlerësimet e partisë për deputetët, shprehjet e interesit për ata që japin më shumë, do të ftoja mësuesit, mjekët, fermerët,  emigrantët, protagonistët e rrjeteve sociale, artistët, gazetarët edhe ju që keni merak PS, futuni në PS dhe flisni për PS-në. Është e natyrshme se më problemi i madh mes shqiptarëve dhe të ardhmes është Ilir Meta dhe LSI. Nuk merrem me video dhe gomarllëqet e këtij niveli jam i keqardhur. PS nuk ka ndonjë dhomë torturash për të nxjerrë të vërtetat e thella, ligji është i qartë, kush nuk thotë të vërtetën e kap ligjin. Partia nuk mban përgjegjësinë që nëse një anëtar shkel ligjin por të reagojë në kohën e duhur“, tha Rama.

Top Channel