Policia e kalon në vijën e dytë të kontrollit, himarjoti kapet me 31 mijë euro të padeklaruara në doganën e Kakavijës
09/10/2020 10:24
KAKAVIJË- Policia Kufitare në Kakavijë ka sekuestruar një sasi të madhe eurosh të cilat po transportoheshin nga një person në drejtim të Greqisë.
Top Channel mëson së ka qenë një burrë nga Himara i cili brenda automjetit të tij ka pasur një shumë prej 31 mijë eurosh të padeklaruara.
Forcat e Policisë Kufitare kanë kontrolluar në vijën e dytë kufitare personi në fjalë ku i kanë gjetur edhe sasinë e konsiderueshme të parave.
Kujtojmë se në pikat kufitare të vendit shuma maksimale që mund të kalohet pa i deklaruar është 9.999 euro.
Top Channel