Berat- Një person ka rënë në prangat e policisë së shtetit për shkak se akuzohet për kultivim kanabisi. Po kështu lidhur me këtë ngjarje janë proceduar penalisht dy kryepleq fshatrash dhe dy persona të tjerë për moskallëzim krimi.
I arrestuari është Sh. S., 44 vjeç, banues në fshatin Teman, Poliçan, pasi në afërsi të stanit të tij në fshatin Tërpan, u gjetën të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit S. S., 40 vjeç, banues në fshatin Teman dhe B. L., 52 vjeç, banues në fshatin Tozhan, të dy me detyrë kryeplak, pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Moskallëzim krimi”.
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit M. S., 41 vjeç dhe A. S., 29 vjeç., të dy banues në fshatin Teman, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Njoftimi i policisë:
Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Arrestohet autori i tentativës për kultivim.
Procedohen në gjendje të lirë dy kryepleq fshatrash dhe dy shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi.
Shërbimet e Policisë Skrapar, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar bimë narkotike cannabis sativa të kultivuara në territorin e fshatit Tërpan.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasin:
Sh. S., 44 vjeç, banues në fshatin Teman, Poliçan, pasi në afërsi të stanit të tij në fshatin Tërpan, u gjetën të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit S. S., 40 vjeç, banues në fshatin Teman dhe B. L., 52 vjeç, banues në fshatin Tozhan, të dy me detyrë kryeplak, pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Moskallëzim krimi”.
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit M. S., 41 vjeç dhe A. S., 29 vjeç., të dy banues në fshatin Teman, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Top Channel