A ishte ndalimi i takimeve me familjaret për shkak te Covidit, pika qe e mbushi kupën e te dënuarve qe vuajnë privimin e lirisë ne burgje?
Një i burgosur ne burgun e Peqinit, identitetin e te cilit Top Channel nuk e publikon sipas kërkesës se tij, tregon te drejtat qe shkelen brenda mureve. Duke nisur nga kequshqyerja.
Shkelja e dyte qe ndodh ne burgje është sipas te burgosurit abuzimi me çmimet ne dyqanet e burgjeve.
Abuzime komentohen edhe transferimet e shpeshta nëpër burgje si mase ndëshkimore, megjithatë e vërteta qe i bashkon te burgosurit qe refuzojnë ushqimin është kërkesa për amnisti të përgjithshme. Nga hyrja ne greve e te dënuarve ne Peqin, efekti domino po i prek edhe burgjet e tjera, ndërsa nuk ka ende një informacion zyrtar mbi situatën.
Top Channel