Zonja e parë e Brazilit ofendon rëndë Elon Musk gjatë mbledhjes së G20 (fotot)
18/11 18:10
Pamje fantastike ajrore vijnë nga një plazh i fshehur brenda një krateri në një ishull të Meksikës.
Fotografi Tarsicio Suarez përdori një dron për të filmuar “Playa del Amor” (“Plazhin e Dashurisë”), i njohur gjithashtu si “Plazhi i Fshehur”, në Ishujt Marieta në brigjet e Riviera Nayarit në Meksikë.
Plazhi ndodhet brenda një krateri që u formua gjatë bombardimeve të qeverisë meksikane, të kryera si pjesë e trajnimit ushtarak, në fillimin e shekullit të 20-të, në ishujt e pabanuar Marieta.
Vizitorët janë të mirëpritur në plazh, por në numër të kufizuar, saktësisht vetëm 116 persona në ditë, ku secili prej tyre mund të qëndrojë jo më shumë se 20 minuta.
Top Channel