“O Ilir lëri të rënët” Rama-Metës: I pari dhe i fundit president që jep dekorata për të vdekurit

09/10/2020 18:27
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe dekoratat e shumta të presidentit Ilir Meta, në Asamblenë e PS-së të mbajtur ditën e sotme në Amfiteatrin e Liqenit Artificial të Tiranës.

Ai theksoi se Meta është dhe do të jetë presidenti i fundit që u jep dekorata të vdekurve.

“Ai është presidenti parë dhe i fundit i një Republike që jep dekorata për ata që kanë vdekur. Presidentët nuk japin dekorata për ata që kanë vdekur më parë. Ajo është një simbol që të shquan nga të tjerët për të gjallët mes të gjallëve. Vritet një ushtarake, u jepet fëmijëve të saj apo të shoqit. Dekoratë për Vojo Kushin, në çfarë lartësie e sheh? Apo imagjinon një tank imagjinar dhe e shikon veten më lart se Vojo Kushin. Imagjino se si mund të rrotullohet ai tani në varr. Ai do ketë kapur ndonjë atje tek kafja. O Ilir lëri të rënët në punën e tyre, heroit të popullit. Kështu siç e ka nisur do t’i japi Skënderbeut me urdhrin e Nënë Terezës. Kam dashur ta them. Nuk kemi asnjë të drejtë të tallemi me heronjtë”, tha Rama.

Top Channel