Moti i keq prish debutimin e Mick Schumacher në provat e lira të Nurburbring

09/10/2020 22:13

Sot duhej të ishte një ditë mjaft e rëndësishme për Mick Schumacher, pasi ishte përgatitur pjesëmarrja për herë të parë e tij në një sesion provash, thuajse 20 vite nga koha kur babai i tij Michael Schumacher fitoi titullin e parë kampion.

Megjithatë moti i keq me reshje shiu dhe mjegull në tokën mëmë në Nurburbring, bëri që gjithçka të dështojë, pasi makinat nuk zbritën në pistë për asnjërin prej sesioneve të provave të lira.

Mick Schumacher është kryesues i Formulës 2 dhe anëtar i Akademisë së Pilotëve te Ferrari, dhe sot ishte planifikuar pjesëmarrja për herë në parë në një sesion provash të lira në një garë të Formulës 1.

Piloti duhej të merrte pjesë në provat e lira me Alfa Romeon, pasi dy javë më parë kishte bërë disa xhiro testuese me Ferrarin, por asgjë nuk shkoi mirë dhe tani organizatorët e Formulës 1 po mendojnë vetëm për të kryer provat zyrtare gjatë ditës së nesërme.

“Natyrisht do të doja që të dilja në pistë dhe të drejtoja makinën, por edhe kaq është shumë mirë, pasi pata mundësi të flas me ekipin, të punoj me mekanikët, me inxhinierët dhe të diskutojmë për strategji”, u shpreh Mick

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA