Meta replikë tjetër Ramës: Shtëpia ku linda unë ishte spital partizanësh

09/10/2020 18:59

Presidenti Ilir Meta ka vazhduar sërish me replikat e tij ndaj fjalës së kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Në postimin e tij të dytë brenda një orë,presidenti shkruan se ai nuk bën aktrim me historinë e kombit.

Gjithashtu Meta ka theksuar se shtëpia ku kam lindur ka shërbyer si spital partizanësh për Jugun e Shqipërisë.

Në fund presidenti e ka mbyllur duke thënë se Jam Ilir Meta dhe përballë do më keni gjithmonë.

Postimi:

“O shakaxhinjtë e integrimit!

Unë nuk bëj aktrime me historinë e kombit tim dhe familjes time!

As politikë për vota o palaço dhe të pa Atdhe!

Unë kam lindur në Çepan, 1000 metra mbi nivelin e detit dhe u jam shumë mirënjohës prindërve të mi.

O ordinerë, shtëpia ku linda unë në 24 mars 1969 ishte spital partizan për Jugun e Shqipërisë. Në këtë shtëpi erdhën dhjetëra partizanë, pa këmbë e pa krahë. Në themelet e kësaj shtëpie edhe sot është gjaku i tyre.

Unë isha ndër udhëheqësit e Lëvizjes Studentore, por kurrë nuk e vura në diskutim gjakun e tyre.

Se gjaku nuk bëhet ujë o hajdutë ordinerë!

Jam Ilir Meta dhe përballë do më keni gjithmonë! 🇦🇱”

O shakaxhinjtë e integrimit! Unë nuk bëj aktrime me historinë e kombit tim dhe familjes time!As politikë për vota o…

Publiée par Ilir Meta sur Vendredi 9 octobre 2020

 

Top Channel