Meta i kundërpërgjigjet Ramës: Unë dua më shumë Margaritën se Monikën

09/10/2020 18:15
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me dekoratat që ai i po i jep kohëve të fundit heronjve që kanë dhënë jetën për atdheun.

Në postimin e tij në Facebook,Meta shkruan se ai e do Margaritën më shumë se Monikën.

Kur përmend Margaritën, presidenti e ka fjalën për Margarita Tutulanin të cilin e ka dekoruar para pak ditësh.

Postimi i Metës:

“O shoku thirri mendjes!

Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim: “Më pyet shpesh vëllai më i vogël: Motër përse na duhet Atdheu? Dhe unë i përgjigjem: Atdheu na duhet që të jemi të lirë!”

Nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist ordiner!

LAVDI DËSHMORËVE DHE HERONJVE TË ATDHEUT!  🇦🇱”

O shoku thirri mendjes! Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër…

Publiée par Ilir Meta sur Vendredi 9 octobre 2020

 

Top Channel