
5 konkurrentë të rinj iu shtuan djemve aktualë në studio.
Ata u përshkuan nga vajzat si karaktere tepër interesantë. Por vëmendjen më së shumti e mori Ajroni, pasi që në hyrje u bë menjëherë protagonist.
Arjoni
Ai u përfshi në një debat të ashpër me Shqipen, ku tha për këtë të fundit se “ femrave si ajo i vendos ekspuls për gjashtë muaj”. Ndërsa djali u zgjodh nga Tea për një takim, pasi u përshkua nga ajo si një person tepër interesant. Ndërkohë nuk munguan as surprizat. Ervini i dhuroi vajzave nga një letër, ku kishte përshkruar karakteristikat e secilës.
Ervini.
Ky veprim u vlerësua shumë nga to, e në vlerësimin që u kërkua nga moderatorja Bora Zemani, e vlerësuan djalin me notë maksimale. Gerardi u prezantua si një djalë serioz e më këmbë në tokë, e kjo bëri jo pak përshtypje vajzave.
Rogerti.
Evisi, si një bërës tatuazhesh, tregoi se çfarë figure i përshtatet vajzave për të ngjyrosur në trup.
Elvisi.
I fundit, por jo më pak i rëndësishmi ishte Bearti. Ai vinte nga Kosova dhe u komplimentua nga vajzat për pamjen fizike, më konkretisht për sytë e qërpikët.
Bearti.
Ndërkaq, djemtë e ri, morën menjëherë vëmendjen e vajzave duke vendosur jo pak në vështirësi djemtë më “të vjetër” në emision.
Top Channel