Identifikohet njëri prej vrasësve të Bujar Çelës, prokuroria lëshon urdhër arrestin për autorin

09/10/2020 15:18

Është zbardhur dhe dokumentuar ngjarja e ndodhur në datën 17.09.2020 në Elbasan, ku mbeti i vrarë Bujar Çela.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, nën akuzat “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajte pa leje”.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 17.09.2020, ku mbeti i vrarë shtetasi B.Ç.,

Shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një pune intensive hetimore 20 ditore zbuluan dhe dokumentuan me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në datën 17 Shtator 2020, ku pranë rreth-rrotullimit të Bradasheshit, Elbasan, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi B.Ç.,

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin N.D., 37 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Durrës, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajte pa leje”.

Në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, vijon puna intesive për kapjen e autorit të shpallur në kërkim, si edhe idetifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Si ndodhi ngjarja?

Në një lokal në zonën e Bradasheshit në Elbasan, mëngjesin e 17 shtatorit ndodhi një vrasje e cila dyshohet se lidhet me vjedhjen e miliona eurove në Rinas vitin e kaluar.

Viktima ishte Bujar Çela, 62 vjeç, vëllai i Talo Çelës, i cilësuar si një nga personat më të kërkuar nga policia, për të cilin është vendosur edhe një shpërblim, pasi ai dyshohet së është përfshirë pikërisht në grabitjen e Rinasit si dhe në vrasjen e vëllezërve  Viktor dhe Besmir Haxhia, në 27 prill të këtij viti në Durrës.

Sipas burimeve të policisë, dyshohet se Bujar Çela, është ekzekutuar nga dy persona të maskuar, të cilët kanë dal nga një automjet dhe ka qëlluar në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit dhe bizneseve aty pranë, për të hedhur më shumë dritë mbi vrasjen.

Menjëherë pas ngjarjes, autorët kanë ardhur në fshatin Murras, disa kilometra larg Bradasheshit, ku dyshohet se kanë djegur edhe automjetin tip Renault, me të cilin dyshohet se kryen ekzekutimin e Bujar Çelës.

Pista kryesore ku është përqendruar grupi hetimor, është e shkuara e vëllait të viktimës, Talo Çelës. Ky i fundit është shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe vjedhje në bashkëpunim.

Çela, dyshohet se ka qenë pjesë e grupit që grabitën milionat e eurove në Rinas, ngjarje që lidhet edhe me vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA