Gjykata përmbys vendimin për izolim, Madridi zhytet në kaos

09/10/2020 01:50

Përpjekjet e Spanjës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Madrid janë kthyer në kaos, pasi një gjykatë përmbysi vendimin për izolim të pjesshëm 14-ditor.

Kjo masë nisi të zbatohej gjatë fundjavës për kryeqytetin spanjoll dhe zonat përreth. Vendimi në fjalë nënkupton se kufizimet e vendosura për rreth 4.5 milionë banorë, nuk mund të zbatohen ligjërisht nga policia.

Ministri spanjoll i Shëndetësisë, Salvador Illa, bëri thirrje për diskutime emergjente me shefat rajonalë të Shëndetsisë, me qëllimin që të gjitha strukturat të mobilizohen. Administrata rajonale e krahut të djathtë në Madrid e ka kundërshtuar ashpër urdhrin e qeverisë qendrore, duke përmendur arsyet ekonomike.

Megjithatë, banorëve u ka kërkuar që të respektojnë masat sidomos gjatë fundjavës, kur do të festohet Dita Kombëtare e Spanjës, në 12 tetor. Në arsyetimin e saj, gjykata theksonte se e ka hedhur poshtë vendimin, duke marrë parasysh “prekjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”, ndërsa nënvizon se për çështjet shëndetësore janë përgjegjëse qeveritë rajonale.

Shkalla e infektimit në Madrid është rritur në gati 600 raste për 100,000 banorë, krahasuar me 257 që është në pjesën tjetër të Spanjës, e kjo shënon tashmë shifrën më të lartë në gjithë Bashkimin Europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA