Fier/ Shoqërohen 5 adoleshentë, u shfaqen në video duke dhunuar një 19 vjeçar

09/10/2020 17:01

Pesë adoleshentë janë shoqëruar nga Policia e Fierit gjatë kësaj të premteje pasi shfaqeshin në një video të publikuar në rrjetet sociale  duke dhunuar një 19 vjeçar.

Këta persona kishin dhunuar  disa muaj më parë shtetasin E.H, 19 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Fierit identifikoi dhe shoqëroi në Komisariatin e Policisë Fier 5 adoleshentët që shfaqeshin në një video të publikuar në rrjetet sociale duke dhunuar një 19-vjeçar.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, më datë 07 tetor 2020, kanë marrë djeni në rrugë operative se shtetasin E. H., 19 vjeç, disa muaj më parë e kishin dhunuar disa adoleshentë.

 

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shoqëruar 19-vjeçarin dhe pas informacionit të marrë prej tij kanë bërë identifikimin dhe shpoqërimin e 5 personave të përfshirë në dhunimin fizik të 19-vjeçarit.

 

Veprimet hetimore u kryen nën drejtimin e Prokurorisë  dhe në prezencë edhe të përfaqësuesëve nga NJMF-ja, Bashkia Fier.

 

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ngjarja ka ndodhur në datën 14.04.2020 por shtetasi i dhunuar asnjëherë s’ka bërë denoncim në Policinë e Fierit.

 

Pas hetimeve të kryera, rezultoi se shtetasi E. H., 19 vjeç,(personi i dhunuar në video), në datën 14.04.2020 është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin e mitur M. G., 16 vjeç, cili është dhe një nga pesonat që e ka dhunuar në videon e publikuar.

 

Pas konfliktit me shtetasin E. H., në ndihmë të shtetasit të mitur M. G., kanë shkuar shokët e tij, shtetasit e mitur: F. M., 14 vjeç, Rr. Sh., 17 vjeç, A. B., 17 vjeç dhe F. L., 17 vjeç, banues në lagjen Sheq i Madh, Fier.

 

19-vjeçari, pas dhunimit në fjalë, nuk ka marë mjekim as në Spitalin Civil Fier dhe as në Qendrat Shëndetësore apo klinika private.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Top Channel