Drejt vettingut gjyqtari me dy padi/ Flamur Kapllani, me “shkollë nate”, vendime të jashtëligjshme dhe probleme me pasurinë

09/10/2020 15:09

Pas Gjykatave te Apelit, ethet e vettingut kanë zbritur edhe ne shkallën te parë mes tyre edhe ne Gjykatën e kryeqytetit, ku përplasen padite me te shumta te qytetarëve.

Kur numri i te shkarkuarve kryeson ne raport me ata qe janë konfirmuar ne detyre, ne listën e gjyqtareve problematike qe po i kontrollohen pasuritë është edhe Flamur Kapllani, i denoncuar vetëm pet 2020 dy here dhe me te dyja dosjet nen proces hetimi për shpërdorim detyre ne prokurorinë e Durrësit.

Rasti ne skandaloz është ai kallëzimit ndaj tij pasi me një vendim te pabazuar transferoi aksione pa marre aspak parasysh gjykatën e arbitrazhit. Flamur Kapllani gjendet ne listën e gjyqtareve te dyshimte aq me tepër qe gjate kohës qe ishte anëtar i KLD organizata te ndryshme te shoqërisë civile e listuan mes gjyqtareve me pasuri luksoze dhe te pajustifikuar.

Por përveç pasurive, edhe dy kriteret e tjera qe po i kontrollohen janë me probleme, persa kohe ai është diplomuar part time si jurist dhe hetimi i KPK do te hedhe drite mbi lidhjet e tij qe e katapultuan ne krye te KLD se atëhershme nje institucion i shkrire nga reforma ne drejtësi dhe po ashtu edhe ne nje gjykate si ajo e Tiranes tek e cila me se shumti emërimet kryheshin me preference.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA