Basha në Lushnje: Brenda 100 ditëve të para të qeverisjes do t’i jepet fund …

09/10/2020 15:51

Fermerëve te Lushnjes nuk i premton mrekulli por brenda 100 diteve te para te qeverisjes Lulzim Basha iu ofron zgjidhje konkrete.

“Heqja e taksës “Rama” mbi karburantin 240 lekë për litër do të jetë ndihmë e jashtëzakonshme. Brenda 100 ditëve të para do t’i jepet fund naftës pa cilësi në tregun shqiptar. Kjo nuk do të ulë të ardhurat, përkundrazi. Në vitin e parë do të kemi 50 milionë euro më shumë në buxhet, sepse do t’i japim fund kontrabandës së karburanteve”.

Ne Lushnje kryedemokrati prezantoi planin e tij për subvenconimin e bujqësisë.

“Çdo vit, do të kemi 100 milionë euro subvencione drejtpërdrejt tek fermeri dhe 50 milionë euro për infrastrukturën për bujqësinë”.

Kryedemokrati beson se propozimet e tij do i do fuqizojnë sektorin e agrobiznesit duke rritur njëkohësisht edhe punësim.

Top Channel