Kryeministri Edi Rama

Kryeministri i vendit Edi Rama ka hapur Asamblenë e PS-së pasditen e sotme, e cila po mbahet në Amfiteatarin e Liqenit Artificial të Tiranës.

Ai ka theksuar se mandatin e parë PS-ja ndaloi hemorragjinë e financave, ndërsa  mandatin e dytë forcoi ‘trupin’ që lëngonte.

“Dita kur e nisëm këtë rrugëtim nuk ka asnjë gjë të ngjashme me sot, por siç e keqja harrohet shpejt e mira ka fund. Në asnjë moment mos t’ia themi vetes dhe të mos lëmë më tepër përshtypjen tek të tjerët sepse jemi të kënaqur se çfarë kemi bërë. Duhet të ndalonim një hemorragji në raport me financat e vendit. Kemi qenë përballë sfidës së financimit të rrogave dhe pensioneve për të mos i ulur ato. Kur fola me përfaqësuesit e FMN më thanë se kishin dëgjuar nga të gjithë kryeministrat e mëparshëm se kjo refomrmë nuk bëhet. 7 vite më parë mbanin radhën në shi për të paguar fatura afrofe të energjisë elektrike, arbitrare të energjisë elektrike. Na duhet një mandat i tretë që Shqpëria të kalojë nga ecja në vrapim sot janë kushtet që Shqipëria mund të kalojë në një nivel të ri shpejtësie. Ne jemi vetmja më e mirë që ka në politikën shqiptare edhe pse nuk jemi më e mira e mundshme”, tha Rama.

Top Channel