Arrestohet babai i vrasësit, i tregoi policisë parcelat e hashashit ku u gjetën trupat

09/10/2020 15:05

1 ditë pas zbulimit te 2 trupave të pajetë, Daniel Pepaj është shpallur zyrtarisht në kërkim nga policia e Shkodrës pasi akuzohet për vrasjen e dy kushërinjve të tij, Vilson Cutaj dhe Klement Pepaj si dhe për veprat penale të Armëmbajtjes pa Leje dhe Kultivimit të Lendeve Narkotike.

25 vjecari dyshohet se është dhunuar nga dy djema e tjerë pasi ata e akuzonin se u ka vjedhur lendet narkotike. Një ditë pas përplasjes, Pepaj i ka dërguar dy kushërinjtë e tij në një zonë të thelle në Vrith, me pretendimin se do tu kthente pas kanabisin e vjedhur por i ka qëlluar disa here me arme zjarri duke i lëne të vdekur. Me pas ai është rikthyer ne shtëpinë e tij ku ka qëndruar per disa minuta dhe me një automjet është larguar teksa dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin dhe është ne Malin e Zi.

Rol kyç në zbardhjen e kësaj ngjarje ka luajtur, Rrok Pepaj, babai i Danielit i cili pas shume negociatave me policinë, pranoi të tregoje vendin e krimit. Uniformat blu rreth 1 ore e gjysme larg qendrës se fshatit, gjeten dy parcela me 29 rrënje kanabis të mbjella dhe dy trupat e pajete, pak metër larg njeri tjetrit. Pas hetimeve të policisë, rezultoi i përfshire në këtë ngjarje edhe vete babai i autorit të dyshuar i cili u arrestua nen akuzën e Kultivimit të lendeve narkotike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA