Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic është shprehur në një takim të mbyllur me përfaqësuesit e shoqërisë civile më 3 tetor në Beograd, ai i nderoi viktimat shqiptare të luftës së viteve 1990.
“Unë do të ngrihem për çdo serb, për çdo shqiptar, për të gjithë të tjerët që vdiqën në çdo konflikt lufte me shpresën se nuk do të ketë kurrë një luftë tjetër,” ka thënë Vucic në përgjigje të pyetjes së gazetarit të Radios Evropa e Lirë pas një takimi me Komisionarin europian te Zgjerimit, Oliver Varhelyi në Beograd. Presidenti serb pohoi se gjatë takimit me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, një nga pjesëmarrësit kërkoi nga të gjithë të pranishmit të ngrihen dhe të nderojnë shqiptarët e vrarë.
“Nuk do të them nëse ishin hile apo jo, nuk më intereson, gjithmonë do të ngrihem. Mendoj se mirësjellja elementare ia dikton këtë çdo njeriu. Fakti që disa njerëz nuk kanë moral, dhe dalin me gjëra për të cilat është rënë dakord të mos dalin në publik, kjo flet për moralin e tyre ”, shtoi Vuçic. Presidenti i Serbisë megjithatë nuk u përgjigj pyetjes së REL-it nëse ai do të nderonte shqiptarët e vrarë të Kosovës në vendin e varrezës masive në Batajnicë, afër Beogradit, ku u gjetën mbetjet e tyre.
Top Channel