SHBA-ja njoftoi sot sanksione ndaj 18 bankave kryesore iraniane, duke i dhënë një goditje tjetër sektorit financiar në Iran tashmë i tensionuar nga presioni maksimal amerikan.
“Sanksionet tona do të vazhdojnë derisa Irani të ndalojë mbështetjen e aktiviteteve terroriste dhe të përfundojë programet e tij bërthamore”, tha sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, në një deklaratë.“Ndihma humanitare ndaj tij nuk do të preket”, shtoi ai.
Natyra e sanksioneve pritet ta shkëpusë më tej Iranin nga sistemi financiar global.Këto masa ndëshkuese e kanë mbytur ekonominë iraniane, pasi ato shoqërohen nga të ashtuquajturat sanksione “dytësore”, sipas të cilave çdo vend apo kompani që vazhdon të tregtojë me Iranin rrezikon të ndalohet nga hyrja në tregun e gjerë amerikan dhe sektorin financiar.
Top Channel