Në Valencia ishte mbrëmja e rekordeve botërore në atletikë, ato të garave 5000 m për femra dhe 10 mijë m për meshkuj.
Në garën e 5000 m për femra Letesenbet Gidey shënoi një kohë impresionuese teksa e fitoi këtë garë me 15 minuta e 6.62 sekonda duke e thyer me 5 sekonda rekordin e mëparshëm botëror të vendosur nga Tirunesh Dibaba në vitin 2008.
Përsa i përket garës së 10 mijë m për meshkuj, Joshua Cheptegei arriti të fitojë me kohën 26 minuta e 11 sekonda duke thyer me mbi 6 sekonda rekordin e vendosur në Bruksel në vitin 2005 nga Kenenise Bekele. Për më tepër Cheptegeu bëhet atleti i 8 në histori që brenda 1 sezoni thyen rekord botëror si në 5000 ashtu edhe në garën e 10 mijë metrave dhe të mendosh së Chepgetei gjatë 2020 ka zhvilluar vetëm 3 gara.
Vlen të theksohset se të dy atletët në vendosjen e këtyre rekordeve impresive përdorën këpucë të prodhuara nga ‘Nike’ që ndihmonin në përmirësimin e paraqitjeve të sportistëve siç ndodhi vite më parë me kostumet e notit duke bërë që të rihapen debatet për të ashtuquajturin dopingu teknologjik.
Top Channel