Përkeqësohet situata në Maqedoni/ Qindra raste të reja me Covid-19, numri më i madh u regjistrua në Shkup

08/10/2020 01:03

Maqedonia e Veriut regjistroi gjatë 24 orëve 317 raste të reja, shifra më e lartë kjo e infektimeve ditore që nga fillimi i pandemisë në këtë shtet. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, 182 raste.

Janë regjistruar edhe katër viktima; dy në Gostivar të moshës 71 dhe 76 vjeç dhe nga një në Shkup dhe Strugë të moshës 59 dhe 65 vjeç. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se rritja e rasteve me COVID-19 tregon se vendi ka hyrë në fazën e pritur të virusit në vjeshtë.

Sipas tij, respektimi i masave dhe kufizimet e mundshme janë mjeti i vetëm për t’u mbrojtur nga sëmundja, ministri i bëri thirrje qytetarëve që respektojnë masat dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.“Ne do të vendosim kufizime dhe masa sa herë që konsiderojmë se kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur shëndetin dhe sistemin publik.

Masat dhe kufizimet nuk janë dëshira apo teka e askujt. Thjesht duhet të kuptojmë se ato janë mjetet e vetme në dispozicion për të mbrojtur veten. Si qeveri, jemi të përkushtuar fuqimisht për zbatimin e masave dhe ndëshkimin e atyre që nuk i respektojnë ato. Besoj se autoritetet do të bëjnë gjithçka për të sanksionuar qytetarë të papërgjegjshëm”, ka shkruar Filipçe në profilin e tij në Facebook.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA