“Dhuna s’duhet të jetë kurrë alternativë”/ Protestat në Shqipëri e rajon, Merz nga Samiti i Procesit të Berlinit: Duhet të vazhdojmë procesin e zgjerimit të BE
Sonte në Open në Top Channel po flitete për përplasjen Rama-Meta. Një përplasje e radhës mes këtyre figurave politike, por a është kjo përplasja e fundit?
Avokati Spartak Ngjela tha në Open se përplasja e tyre është me mendësi komuniste. “Kjo përplasje është me mendësi komuniste. Ky është një debat që merret me individin, pra ka psikologji komuniste.
Kështu merrej edhe komunizmi. Merrej me individin. Sokrati ka thënë, intelektualët debatojnë për idetë, shtresa e mesme për eventet, ngjarjet kurse injorantët merren me individin.
Në politikë ka akuza, por jo sulme të tilla. Ky e sulmoi dhe e çoi deri në zgrit, pse u pajtuan pastaj? Komunistët pajtoheshin”- tha Ngjela.
Top Channel