Ngjela kapet me Fahri Balliun, botuesi: Nuk kapi as Luja! Spartak e ke gabim këtë stil

08/10/2020 22:32

Avokati Spartak Ngjela është përplasur në Open në Top Channel me botuesin Fahri Balliu, teksa po flisnin lidhur me aksionin politik të presidentit Ilir Meta.

Ngjela ka ndërhyrë në fjalën e Balliut, duke i përmendur faktin që influenca e Amerikës në Shqipëri nuk do të lejojë padrejtësinë.

Pjesë nga debati:

Fahri Balliu: A të lashë të mbarosh?

Ngjela: Jo!

Fahri Balliu: As unë s’të lë. Ke dy vjet që nuk po kap gjë. Nuk kapi as Luja, do kapësh ti. E ke gabim këtë stil.

Ngjela: Lexo nenin 86 të Kushtetutës.

Fahri Balliu: Nuk ia del ti dot sa herë ndryshohet. Spartak bëhu konkret dhe praktik. Jo me supozime.

 

Top Channel