“Na hipotekoni tokën me 7501”/ Banorët e Nivicës në protestë: Kadastra nuk na jep zgjidhje

08/10/2020 15:24

Gati 40 familje nga fshati Nivicë i bregdetit kanë organizuar një protestë para gjykatës së Gjirokastrës sot.

Çështja e banorëve të Nivicës të cilët pretendojnë hipotekimin e tokës të ndarë me ligjin 7501 ka nisur që ne vitin 1994. Është një kalvar gati 30 vjeçar i cili po i end ata sa në bashki në hipotekë, në gjykata dhe fillon sërish nga fillimi.

Vendimi i fundit i detyron ata t’i drejtohen gjykatës së Vlorës për shkak se gjykata e ka quajtur këtë një çështje jo brenda kompetencës së saj.

“ASHK në Sarandë nuk ka pse të kalojë në Vlorë për gjykim sepse do një gjyqtare apo një e korruptuar apo vjedhësit dhe hajdutët e pronave. Ne do vijmë akoma më tepër. Jemi 1005 frymë që përfitojmë nga kjo pronë dhe me shumimin e popullsisë pas ‘90 tani jemi 7000 përfitues të kësaj toke ndaj ta dinë mirë, na kanë mbrapa gjithë jetën.”

 “ Kemi marrë AMTP nga bashkia Himarë, janë çuar në hipotekën e Sarandës dhe kemi dy vjet që nuk po regjistrohen për këtë arsye kemi hapur gjyq administrativ në Gjirokastër. Dje kishim gjyqin dhe është marrë një vendim i padrejtë si të ishim në komunizëm.”

 “Hipoteka na bie vërdallë jo në Sarandë, jo në Tiranë, në Vlorë e andej këndej, na bie vërdallë dhe nuk gjejmë zgjidhje. Është një korrupsion i paparë.”

 “Na i kanë vjedhur qeveritarët. Nuk na i japin tokat dhe jemi drejtuar në gjykatë. Gjykatat janë të korruptuara dhe na përcjellin në Vlorë, në Himarë.”

Janë gati 1005 banorë të cilët pretendojnë 20,5 ha tokë në gjirin e Kakomesë një territor që tashmë gjendet i rrethuar prej shumë vitesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA