Gazetari “thur” elozhe për presidentin Meta: Ka mbaruar me të gjitha 10-ta, ka marrë medalje ari…

08/10/2020 22:22

Gazetari Fahri Balliu nuk ngurroi t’i përgjigjet akuzave të ngritura nga analistit Frrok Çupi, i cili e cilësoi presidentin Meta si të “ pa kulturuar”

Gazetari tha në “Open”, se presidenti ka qenë një nxënës ekselence dhe ka mbaruar me të gjitha rezultatet 10-ta. Ndërsa shtoi se ka marrë dhe medalje ari. Balliu nuk ngurroi të hidhte akuza në drejtim të kryeministrit Rama. Ai tha se kryeministri në tetë vite qeverisëse e ka ngritur korrupsionin në një super sistem.

“Presidenti ka qenë një ekselence me të gjitha 10-ta,  ka marrë medalje ari .Të shkojmë tek ajo që në tetë vjet kemi këtë kryeministër që e ka ngritur korrupsionin në një super sistem”, u shpreh gazetari.

 

Top Channel