Frrok Çupi: LSI është ateiste, njerëzit i janë afruar vetëm për tendera dhe interes

08/10/2020 23:00

Analisti Frrok Çupi e cilësoi në “Open” Lëvizjen Socialiste për Integrim si një parti ateiste.

Ndryshe nga Partia Demokratike që njerëzit sipas tij janë afruar pasi ka një portret, në LSI sipas analistit janë afruar njerëzit për të përfituar tendera dhe përfitime materiale.

 

“Basha është në rol, ndërsa Meta është në panik. Basha është në rolin që i kanë thënë ta mbaj, nuk është  i sigurt as vetë ai nëse një ditë do ta urdhërojnë ose do t’ia kryejnë situatën që të bashkëpunojë me Ilir Metën. Basha përgjithësisht bën vrap në vend për të pritur një kohë tjetër. Ai bëhet pak a shumë monoton. Të dyja partitë kanë rrugë të ndryshme. Sot Partia Demokratike ka një origjinë, portret, pikëpamje. Të devotshmit e Partisë Demokratike janë atje si anti-komunistët e parë. Ndërsa partia e Ilir Metës është ateiste, nuk ka një portret politik. Kanë ardhur historikisht për përfitime, poste, tendera, për përfitime materiale”, tha Çupi.

Top Channel