Deputeti Kujtim Gjuzi në "Shqipëria Live"

Fotoja e deputetit Kujtim Gjuzi me një snajper në dorë duke marrë shënjestër për nga liqeni i Pogradecit ka ngjallur shumë polemika.

Për të dhënë një shpjegim për foton, deputeti  është ftuar në emisionin “Shqipëria Live” për të treguar të vërtetën. Gjuzi tregon se është një foto e nënkuptuar drejtuar ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Ai gjithashtu ka treguar edhe për shkeljen që ka bërë ditën e djeshme duke parkuar në trotuar.

“Covid nuk më zë, nga agjenda e ngarkuar ishte e pamundur që të vija në 12 e gjysmë. Unë jam më shumë se gjermanët korrekt. Brenda sallës së parlamentit jemi të papërgjegjshëm, jashtë saj po. Isha i detyruar ta lija aty, mund të ketë prekur gomën. Ishte një rast emergjent, do ta pranoja një gjobë se kam 10 vite pa marrë. Letra vendoset aty se sido që të jetë të ketë numër telefoni. Policia nuk duhet të lejë rrugë e pa rrugë poligone. Nuk është e imja arma, e gjeta atje. Ajo foto është ironi ndaj ministrit të Brendshëm. Kam kërkuar interpelancë me Lleshajn se ka një tolerancë për këtë gjatë kësaj kohe që duhet nëse do iki apo jo. Ajo është për të treguar se sa lehtë mund të gjenden armët në Shqipëri. Snajperi ishte i mbushur me fishekët që gjuajnë tullumbacet e Rilindjes, që duan të na vrasin me miell të bardhë ”, tha Gjuzi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA