“Bën si i pavarur dhe i lëpin këpucët qeverisë”- Gjekmarkaj ‘kapet” me Spahiun: Më vjen turp që debatoj me ty

08/10/2020 21:45

Në studion e emisionit “Open”, po flitet mbi konfliktin Meta-Rama.

Ndërkohë gjatë debatit dy nga të ftuarit, më konkretisht analistët Agron Gjekmarkaj dhe Kreshnik Spahiu u përfshinë në një debat të ashpër. Gjekmarkaj akuzoi Spahiun se “shtiret si i analist i pavarur dhe mban anën e qeverisë”. Ndër të tjera pranoi se është i djathtë në ide dhe iu drejtua Spahiut: “Del dhe lëpin këpucën e qeverisë.

 

Agron Gjekmarkaj: Ju dilni këtu çdo natë dhe i shërbeni qeverisë në mënyrë. Ky del në pozitën gjasme si i pavarur Unë jam kundërshtar i qeverisë, nuk e fsheh që nuk jam i djathtë, por nuk bëj rol si i pavarur aty dhe del e lëpin këpucën e qeverisë. Del aty dhe ke një fjalor të varfër, bën si i mençur.

 

Kreshnik Spahiu: Jepini një pasqyrë Agronit. Ty të të vij turp.

 

Top Channel