Analisti bën akuzën e fortë në “Open”: Presidenti Meta më ka deklaruar që do të vras

08/10/2020 22:07

Analisti Frrok Çupi bëri deklaratën e fortë në “Open”, kur tha se presidenti Meta ka thënë para tij që do të vras persona. Më tej ai shtoi se presidenti Meta sipas tij është një nga më të korruptuarit në rruzullin tokësor. Ndër të tjera analisti tha se presidenti ka të ndarë aksionet financiare dhe politike. Aksionet politike sipas analistit i ka ndarë tek Rama dhe Berisha, ndërsa ato financiare tek nën investitorët.

“Këta kanë vrarë. Ne kemi të bëjmë me një udhëheqje që po vdes. Kështu që kjo është njëra anë por ne nuk diskutojmë për këtë gjë. Profilin e tij mund ta bënte Kuvendi kur e zgjodhi, ky është problem tjetër. Iliri i ka mendjen jashtë sepse ka shpërndarë aksione politike dhe financiare. Aksionet politike i ka disa tek Basha disa tek Metës. Ndërsa financiaret tek nën investitorët. Është më i korruptuari sa në botë pas, Presidentit të Malajzisë. Janë vrarë katër protestues për këtë arsye. Tani vijmë tek aksionet. Aksionet politike që po hahet me Ramën janë aksionet e kredibilitetit të qeverisë, Presidenti i Republikës është zero me ndërkombëtarët. Ai shpreson tek Partia Socialiste tek një aleancë e sado e vogël”, tha Çupi.

 

Më tej shtoi:

“Mua më ka deklaruar vetë Ilir Meta do të vras atë do të vras atë”.

 

Top Channel