Sulm me bombë në Siri/ 23 të vdekur dhe 80 të plagosur, pamjet e rënda

07/10/2020 01:23

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në Siri, e sulmi po hetohet si një akt terrorist, shkruajnë mediat e huaja. Sipas raportimeve të paktën 23 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e shpërthimit i cili u aktivizua nga një bombë në makinë.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur në një Al-Bab, rreth 40 kilometra në veri-lindje të Alepos. Ndërkohë thuhet se rreth 80 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit. Ekipet e kërkim-shpërthimit ende po kërkojnë të mbijetuarit në rrënojat e ndërtesave të dëmtuara. Nuk dihet ende se kush fshihet pas këtij shpërthimi, shkruan BBC.

Ndërkaq, kjo nuk është hera e parë që ky qytet tronditet nga të tilla ngjarje, pasi në nëntor të vitit të kaluar një shpërthim tjetër ndodhi, e asokohe plot 18 persona ndërruan jetë.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA