Rekord rastesh te reja/ Evropa në ‘kthetrat’ e valës së dytë

07/10/2020 12:24

Gjermania ka raportuar një rekord prej 2828 rastesh të reja të koronavirusit të mërkurën, numri më i lartë i infektimeve ditore që nga 18 prilli, sipas qendrës së vendit për kontrollin e sëmundjeve, institutit Robert Koch.

Vendi tani numëron më shumë se 306 mijë raste koronavirusi dhe 9562 viktima. Infektimet në gjermani arritën kulmin në fund të marsit dhe fillim të prillit, kur autoritetet regjistronin më shumë se 6 mijë raste në ditë.

Ato ranë në vijim në mënyrë domethënëse edhe pse infektimet e raportuara janë në rritje sërish që nga fundi i korrikut. Rritje të infektimeve ka edhe në Itali, ku 24 orët e shkuara u raportuan 2677 të infektuar dhe 28 viktima.

Nga e enjtja, maska bëhet e detyrueshme në vend edhe në ambiente të hapura ndërkohë që qeveria po kërkon zgjatjen e gjendjes së emergjencës dhe masa të reja për të ndaluar përhapjen e virusit. Për ata që nuk do të mbajnë maskë, do të ketë ndëshkime me gjoba që fillojnë nga 400 deri në 1 mijë euro.

Në francë ndërkohë janë regjistruar 10489 raste të reja dhe 66 viktima. Shqetësuese është situata në repartet e terapisë intensive, veçanërisht në Paris.

Në Britaninë e madhe po ashtu është regjistruar një rritje e re rastesh, 14542 në 24 orët e fundit, me një total që shkon në 530113 dhe 42369 viktima. Shifrat janë në rritje edhe në belgjikë dhe numri i të shtruarve po ashtu.

Situata në spitale është kritike dhe po shqyrtohen të gjitha mundësitë e masave shtesë duke evituar një izolim të ri. Rekord rastesh edhe në republikën ceke, me 4457 raste të reja pozitive në një ditë.

 

 

Top Channel