Byroja Kombëtare e Hetimit ka bërë një tjetër njoftim të rëndësishëm mbi përzgjedhjen e kandidatëve. Komisioni i Përzgjedhjes ditën e hënë, mbylli procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për Fazën e Aplikimit Fillestar.

Komisioni i Përzgjedhjes ditën e hënë, datë 12.10.2020, në website-in e BKH-së do të shpall listën e kandidatëve të kualifikuar për Fazën e Aplikimit Fillestar.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 14.10.2020, do ti nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim.

Vendi dhe ora e zhvillimit të Testit të Arsyetimit Logjik dhe udhëzime të hollësishme do të njoftohen ditën e hënë, datë 12.10.2020, në website-in e BKH-së, (BKH.al)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA