28/11 13:36
Një tradhti e ngjashme me rastin Ikardi-Wanda Nara. Revista italiane “Chi” insiston se Neymar vijon të ketë një marrëdhënie sekrete me modelen braziliane, Izabel Goulart.
Kjo e fundit është fejuar zyrtarisht me portierin Kevin Trap, i cili ka qenë shok skuadre me brazilianin te PSG.
Sipas revistës italiane “CHI”, dyshja vazhdon të shoqërohet me njëri-tjetrin në Paris, ndërsa modelja kishte deklaruar më parë edhe se do të martohej me portierin 30-vjeçar gjerman, por për momentin gjithçka është shtyrë.
Pavarësisht masave që janë marrë, Izabel dhe sulmuesi i PSG-së kanë darkuar së bashku në restorantin “Rebellato”, duke u ulur afër njëri-tjetrit dhe më pas janë larguar me makinë”, shkruan revista “Chi”.
Top Channel