Për maturantët që nuk kanë kryer aplikimet me formularët A1/A1Z, ja kur hapet portali për aplikime

07/10/2020 14:19

Ministria e Arsimit ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata maturantë kandidatë që ende nuk kanë kryer aplikimet me formularët A1/A1Z.

Ministria njofton se Portali i Maturës Shtetërore do të hapet për aplikime në datën 8 Tetor 2020 (9:00 – 14:00).

Plotësimi online i formularit do të kryhet në shkollat ku maturantët/ kandidatët kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur.

Më poshtë njoftimi:

Top Channel