Donald Trump optimist për marrëveshjen me Teheranin, paralajmëron rifillim të sulmeve nëse dështon diplomacia Dy shkencëtarë kanë marrë çmimin Nobel për kiminë për 2020, pasi zhvilluan mekanizmat për të modifikuar ADN.
Emmanuelle Charpentier dhe Jennifer Doudna, u shpallën fitues të këtij viti për shkak të punës së tyre në teknologjinë e modifikimit të gjenomës.
Zbulimi i tyre, i njohur si Crispr Cas9, është një mënyrë për të bërë ndryshime specifike dhe precize në ADN e qelizave të gjalla. Fituesit do të ndajnë çmimin prej 10 milionë koronave suedeze ose 1.1 milionë dollarë amerikanë.
Duke komentuar zbulimin, kimistia biologe Pernilla Wittung Stafshede, tha: Mundësia për të ndryshuar ADN atje ku duhet ka revolucionarizuar shkencat e jetës.
Një ditë më parë u ndanë çmimet Nobel për fizikën, që i shkuan shkencëtarëve Roger Penrose, Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez, për zbulimet e tyre mbi vrimat e zeza ndërsa çmimi Nobel për mjekësinë, iu dha të hënën tre shkencëtarëve, amerikanë dhe britanikë, për zbulimin e virusit të hepatitit c.
Çmimi Nobel për letërsinë do të shpallet ndërkohë të enjten, ai për paqen të premten dhe çmimi që i dedikohet shkencave ekonomike, të hënën.
Top Channel