Policia e shtetit do të ketë role më të qarta në proceset zgjedhore. Ky ishte ndryshimi ligjor i propozuar nga deputeti Alket Hyseni, i cili këtë të martë u miratua nga Komisioni i Ligjeve, dhe që reflekton edhe ndryshimet e fundit në kodin zgjedhor.

Në ligjin për policinë e shtetit do të ndryshojë gërma H e nenit 17:

Policia e shtetit, zbaton detyrat në shërbim te administrimit te qete dhe te rregullt te proceseve zgjedhore ose te referendumeve, bashkëpunon me administratën zgjedhore dhe raporton për veprimtarinë e strukturave të policisë ne zgjedhje ose ne referendume, sipas rregullave te përcaktuara ne këtë ligj dhe ne aktet nënligjore te miratuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.”

Kjo nismë u mbështet edhe nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Në ligjin për policinë e shtetit, këtë të martë Komisioni i ligjeve miratoi edhe ndryshimet e propozua nga Ministria e Brendshme, pas ndryshimit të draftit të parë.

Neni 131 i këtij projektligji, do të ndryshojë duke hequr fjalët procedim policor, si dhe fjala përgjim është zëvendësuar me Mbikqyrje. Ministria i ka quajtur këto masa të veçanta të cilat do të kontrollohen nga tre institucione, si Ministria e Brendshme, Prokuroria e Posaçme dhe Prokuroria e Përgjithshme.

Ky projektligj, pritet që tashmë të kalojë për votim në parlament.

Top Channel