Gjykata greke ka vendosur se Agimi i artë është organizatë kriminale dhe aktet e saj janë krime ndaj njerëzimit.

Në gjyqin që është mbajtur në orën 10 në Gjykatën supreme është marrë vendimi që organizata Agimi i Artë të shpallet organizatë kriminale pasi kanë kryer krime ndaj njerëzimit.

68 eksponentët e kësaj organizate mes tyre edhe krerët më të lartë akuzoheshin se kanë kryer vrasje,plagosje,dhunime,shantazhe dhe dëmtime të pronës ndaj të huajve,emigrantëve por edhe sulme ndaj eksponentëve vendas të shoqërisë civile dhe të grupimeve të majta.

Akti më barbar i kësaj organizatës famëkeqe naziste,është ekzekutimi i reperit të njohur grek, Pavlis Fisas prej një eksponenti të kësaj organizate.

Janë dhjetëra akte dhune barbare të shënuara ndër vite,ku mes viktimave të dhunës së organizatës famëkeqe janë renditur edhe emigrantë shqiptarë,të cilët janë rrahur dhe dhunuar prej togave ndëshkuese të agimit të artë,në sulme të zhvilluara në çdo orë të ditës,madje shumë herë edhe nën “aprovimin në heshtje” të policisë,e cila në jo pak raste,ka mbështetur aktet e dhunës ndaj emigrantëve që kjo organizatë kryente.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA