“Synojnë të na heqin të drejtën për të protestuar dhe kundërshtuar padrejtësinë”, studentët çojnë në Kushtetuese tre aktet normative të qeverisë
Dy persona të shpallur në kërkim kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Vlorë.
Personi R. L., 24 vjeç, banues në fshatin Risili të Vlorës, u ndalua pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 9 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.
Ndërsa L. O., 33 vjeç, banues në Levan, Fier u ndalua pasi Gjykata e Apelit Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhunë në familje”.
Njoftimi i policisë:
Vihen në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë ndalur dy shtetas të shpallur në kërkim kombëtar: R. L., 24 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 9 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”. L. O., 33 vjeç, banues në Levan, Fier. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhunë në familje”. Materialet iu referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel