Mbajtje armësh e dhunë në familje/ Dy persona në kërkim bien në prangat e ‘bluve’ në Vlorë

07/10/2020 10:43
Foto ilustruese

 Dy persona të shpallur në kërkim kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Vlorë.

Personi R. L., 24 vjeç, banues në fshatin Risili të Vlorës, u ndalua pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 9 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.

Ndërsa L. O., 33 vjeç, banues në Levan, Fier u ndalua pasi Gjykata e Apelit Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim.  Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë ndalur dy shtetas të shpallur në kërkim kombëtar: R. L., 24 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 9 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”. L. O., 33 vjeç, banues në Levan, Fier. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhunë në familje”. Materialet iu referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA