Mashtrim me naftën, 6 arrestime/ Falsifikuan faturat e hidrokarbureve. Dëmi 1,5 mln dollarë

07/10/2020 15:14
Gazetarja Anila Hoxha

Drejtori i hidrokarbureve Klodian Gradeci i shpëtoi një aksioni blic të urdhëruar nga prokuroria sipas vendimeve të gjykatës që dërgoi pesë persona në burg.

Ai u shpall në kërkim për shpërdorim detyre pasi dyshohet se së bashku edhe me biznesmenë dhe nëpunës të shtetit i kanë shkaktuar një dëm buxhetit prej 1.5 milionë dollarë. Dy drejtorë të tjerë , nuk patën të njëjtin fat. Ata u gjetën në shtëpi dhe u arrestuan.

Denis Durrësi, drejtor ekonomik dhe shefi i sektorit të licensave Qani Hoxhaj dyshohen se shpërdoruan detyrën sikurse edhe eprori apo edhe dy nëpunës tatimorë Arben Doda dhe Simon Marku.

Prokuroria i dyshon punonjësit e AKBN se certifikuan  punimet qe nuk ishin kryer asnjëherë në qytetet ku kompania “Feniks” kishte detyrim të investonte  sipas një marrëveshjeje Hidrokarbure për shfrytëzimin e tetë puseve me naftë.

Prokuroria  dyshon se zyrtarët  shpërdoruan detyrën duke u bazuar në fatura të falsifikuara për të cilat përmes  letërporosisë së Fbi i konfirmoi akuzës se firma amerikane “Blac Sëan” nuk ka përfituar asgjë. Vlera e faturave të falsifikuara sipas përgjigjes së Fbi është 1. 2 milionë dollarë.

Ndërkaq dy inspektorët e tjerë të tatimeve përpiluan raport kontrollin në kundërshtim me ligjin, dhe sipas prokurorisë së Tiranës sollën si pasojë  një dëm prej rreth 500 mijë dollarë.  Kompania shqiptare Phoenix Petroleum që duhej të kontrollohej nga AKBN drejtohet  nga biznesmenët Naim Kasa i arrestuar dhe Isuf Berberi në kërkim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA