Kohët e fundit dëgjojmë për transferime të vendbanimeve në qytete të ndryshme. P.sh. unë jetoj në Tiranë, por me vendbanim rezultoj në një qytet tjetër, në Kukës.

Bledar Doracaj, Kreu i Gjendjes Civile thotë se: Kjo ndodhi me ju dhe qytetarë të tjerë, që kanë probleme të këdaj natyre, pasi në momentin e intervistimit nga punonjësit e gjendjes civile, ti ndodheshe në shtëpinë që ke ne Kukës.

Por qendra e votimit ama, nuk ndryshon. Në këto kushte duhet të shkosh pranë gjendjes civile, atje ku banon dhe voton, dhe të paraqesësh dokument pronësie, apo çfarëdo dokumenti, që njeh ligji dhe në moment pasqyrohet situata reale, ndryshimi bëhet nga punonjësi i gjendjes civile. Sulmet, debatet dhe kallëzimi drejtuar në SPAK ndaj meje dhe ministrit të brendshëm, janë pa baza.

Në gjithë njësitë administrative në vend janë shpallur duke nisur nga 6 tetori, pra dita e sotme, listat paraprake të zgjedhësve, kjo për t’u dhënë mundësi të gjithëve, të shkojnë, të verifikojnë dhe bëjnë ndryshime, nëse duhet, në mënyrë që mbi 3 milionë e 600 mijë shqiptarë të votojnë pa probleme në 25 prill 2021. Listat përfundimtare dalin në 15 mars dhe janë listat më të mira, që kemi patur ndonjëherë.

Top Channel