Kushi viziton shkollat në Vlorë: Nxënësit janë kampionë të vërtetë, plotësisht të kujdesshëm

07/10/2020 10:38
Ministrja Evis Kushi në Vlorë

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka vizituar ditën e sotme nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Jani Minga” në Vlorë.

Ajo gjithashtu ka vizituar edhe gjimnazistët e shkollës “Ali Demi” bashkë me kryetarin e Bashkisë Vlorë Dritan Leli dhe kolegen deputete Vilma Bello.

Kushi shprehet se është e kënaqur mbi ecurinë e deritanishme të mësimit, respektimin e masave dhe ndërgjegjësimin nëpër shkolla.

“Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Jani Minga” në Vlorë ishin kampionë të vërtetë: plotësisht të kujdesshëm, mbajnë maskën, ruajnë distancën dhe zbatojnë çdo rregull tjetër për të ruajtur bashkëmoshatarët, mësuesit dhe prindërit e tyre. E njëjta situatë shumë e mirë reflektohet edhe në gjimnazin “Ali Demi”, ku bashkë me Kryetarin e Bashkisë Vlorë Dritan Leli dhe kolegen deputete Vilma Bello e njëkohësisht ish-nxënëse e kësaj shkolle, u interesuam mbi ecurinë e procesit mësimor dhe pamë nga afër masat e ndërmarra anti-COVID. Jam e kënaqur mbi ecurinë e deritanishme të mësimit, respektimin e masave dhe ndërgjegjësimin nëpër shkolla, sikurse jam shumë besimplotë që me këtë ritëm optimal, këtë vit shkollor jo të lehtë do ta kalojmë bashkërisht me sukses”, shkruan Kushi.

Top Channel