Krujë/ Kapen me 17 kg lëndë narkotike cannabis sativa, arrestohet dy persona

07/10/2020 10:03
Foto ilustruese

2 persona janë arrestuar gjatë mëngjesit të së mërkurës (07.10.2020) nga Policia e Krujës.

Arsyeja e ndalimit të këtyre personave është sepse gjatë kontrollit në banesat e tyre është gjetur lëndë narkotike.

Përkatësisht për shtetasin B.Z, 37 vjeç, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar rreth 14 kg lëndë narkotike cannabis sativa si edhe disa bimë narkotike cannabis sativa.

Ndërsa shtetases V.U, 36 vjeçe, banuese në Tapizë, Fushë Krujë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj, i janë gjetur dhe  sekuestruar rreth 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 15 gr. fara bime narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe 435 gr. lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel