Foto ilustruese

Italia ka miratuar një draft të ri ligjor, duke u ardhur në ndihmë të gjithë emigrantëve që duan të punojnë atje, duke i lehtësuar marrjen e leje qëndrimit.

Me anë të këtij ligji të ri, në vendin fqinj do të përfitojnë shumë shqiptarë të cilët punojnë atje.

Përmes këtij draft ligji, të gjithë emigrantëve lejohet konvertimi i lejes së qëndrimit për motive të tjera, në leje qëndrimi për motive pune. Këtu përfshihen lejet e qëndrimit të lëshuara për motive fatkeqësie natyrore, për mbrojtje special, aktivitet sportive, artistik, motive fetare e asistencë për minorenët.

Drafti lejon  edhe të drejtën e dhënies së lejes së qëndrimit edhe për motive të mbrojtjes sociale ndaja emigrantëve riatdhesimi i të cilëve do t’u shkaktonte trajtim jo human e degradues të jetës së tyre private e familjare.

Ministrja e bujqësisë në Itali Teresa Bellanova është shprehur e kënaqur për këtë normativë të re ligjore.

“Më në fund i kemi dhënë fund jo qytetarisë së draft-ligjeve të sigurisë së Salvinit, duke vendosur  kushte të civilizimit juridik dhe të drejtësisë sociale. Mbyllëm një faqe të errët të historisë italiane që për një normativë të gabuar kishte hedhur hije ndaj mijëra grave e burrave duke i transformuar në klandestinë”, tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA