19/01 00:06
Berat Behramaj është konkurrenti më i ri në “PërPuthen”.
Ardhja e tij në emision nxiti interesimin e vajzave, të cilat e konsideruan djalin si tepër simpatik. Nuk duhej shumë dhe Berati u zgjodh menjëherë në një takim.
Ishte Fjorela ajo që e zgjodhi djalin nga Kosova për një takim të radhës. Ndërkohë ai e priti shumë mirë takimin dhe tha se do të jetë tepër interesant. Ndërkohë në këtë moment ndërhyri Graciano, i cili tha se ky takim do të shkojë shumë mirë pasi të dy i kanë buzët e bëra…
Top Channel