Marrëdhënia midis një nëne dhe fëmijëve të saj është lidhja më e fortë dhe më e rëndësishme në natyrë.
Nënat luajnë një rol kryesor në jetën e pasardhësve të tyre në momentet më të mira apo ato më të këqija, pasi bëjnë gjithçka për t’i mbajtur ata të sigurt, të lumtur dhe të shëndetshëm.
Fotografja rumune Mihaela Noroc la gjithçka pas dhe filloi të udhëtonte nëpër botë, duke fotografuar gra të ndryshme të rrethuara nga vetë thelbi i kulturës së tyre. Me ndihmën e imazheve të saj, ajo jo vetëm kishte kapur gra që të mahnitnin me bukurinë e tyre, por gjithashtu kishte shfaqur dhe ndarë disa nga historitë e tyre tepër frymëzuese në platformën e saj.
Më poshtë janë disa nga fotot më të veçanta të saj nëpër gjithë botën. Duke kaluar nëpër mbi 50 vende, Noroc gjithashtu ka arritur të dokumentojë dhe fotografojë dashurinë mëmësore, duke marrë përsipër të tregojë dhembshurinë e pakushtëzuar mes nënës dhe fëmijës së saj.
Top Channel