Agim (Artur) Likaj, i dënuar me 10 vite burg me qëllim ekstradimi drejt Italisë është kapur ditën e sotme në Krujë.
47-vjeçari, banues në fshatin Arrameras të Fushë-Krujës fshihej në Krujë. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Milanos më datë 10.09.2020, e dënoi me 10 vjet burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale për trafikimin e narkotikëve”.
Njofimi i policisë:
Falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Policisë së Krujës lokalizohet, kapet dhe arrestohet një shtetas shqiptar i dënuar me 10 vjet burg, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas informacioneve të marra nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana për një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar që fshihej në Krujë, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat, shërbimet e Policisë Krujë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e shtetasit të kërkuar, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Agim (Artur) Likaj, 47 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Fushë Krujë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Milanos, Itali, më datë 10.09.2020, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale për trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel